UBT News

Të shtëna në një aheng familjar në Vushtrri, sekuestrohet arma

Të shtëna me armë zjarri është raportuar në një aheng familjar në fshatin Druar të Vushtrrisë. Ku edhe ndërhyri policia, e që 46-vjecarit iu sekuestrua arma.

46-vjecari u intervistua edhe nga policia e për çka u iniciua rasti për veprën penale “Armëmbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Sot me datës 03 gusht 202, rreth orës 01:40, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Druar-Vushtrri.Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë Gazi, 23 fishek dhe 9 gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar XH.B., 46 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’Armëmbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës. 

Exit mobile version