Rreth orës 13:00 në kryeqytet ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati”. Policia e Kosovës ka konfirmuar se është identifikuar një person si i dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.