Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen Daradina në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, te ‘Vila Natyra.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Ende nuk ka informacione zyrtare nëse dikush është plagosur.
Telegrafi ka provuar të flas me policinë, por momentalisht nuk ka marrë përgjigje.