UBT News

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, plagoset një person

Një person është plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ” Lidhja e Pejës në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ personave të dyshuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka bërë të ditur Policia.

Exit mobile version