UBT News

Të shtëna me armë në Viti

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në fshatin Gjylekar të Vitisë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas raportit, më 24 shkurt 2026, një ankues burrë ka informuar policinë se më 19 shkurt rreth orës 14:00, disa persona kishin shtënë me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

Lidhur me rastin është iniciuar hetim dhe autoritetet kompetente po punojnë për identifikimin e personave të dyshuar.

Exit mobile version