Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ka njoftuar se sot ka pranuar një informacion se në fshatin Gjonaj janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.
“Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti A. T, i lindur në vitin 1996, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte aheng familja, dasmë. Policia informoj prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroj një armë Pistoleta “Ekol Special 99”,shtat ( 7 ) copa fikesh dhe pese 5 gëzhoja te kësaj arme dhe një karikator të zbrazët”, thuhet në njoftim. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.
Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë”.