Në Mitrovicën e Jugut është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku sipas dyshimit të parë të policisë, gjuajtja ka ndodhur mes dy palëve.
Pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë vërejtur disa vrima shpuese në muret e dy banesave, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet e projektilëve.
Në kuadër të ekzaminimit të vendngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga njësitë relevante kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.