Në Policinë e Kosovës është raportuar një rast i përdorimit të armës së zjarrit në fshatin Soponicë të Kaçanikut, ku mbrëmjen e së martës një person i panjohur ka shtënë disa herë nga një veturë në lëvizje dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar 15 gëzhoja si prova materiale lidhur me këtë incident.
Sipas raportit policor, rasti i ndodhur rreth orës 21:40 është cilësuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe aktualisht po vazhdojnë hetimet intensive për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
