Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të martën në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se s’ka të lënduar, sipas informatave fillestare.
“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.
Dyshohet se pas një përplasjeje verbale një person ka shtënë me armë zjarri dhe i njëjti është arrestuar.