UBT News

Të shtëna me armë dhe armëmbajtje pa leje, dy raste të raportuara në Kaçanik dhe Mitrovicë

Dy raste që lidhen me përdorimin dhe posedimin e armëve janë raportuar në Kaçanik dhe Mitrovicë, ku janë përfshirë persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Në fshatin Bajnic të Kaçanikut, më 26 prill, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi dyshohet se nga vetura kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë e tipit AK-47 me 35 fishekë. Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një rast tjetër është shënuar në fshatin Vidimriq të Mitrovicës së Jugut, ,ku gjatë kontrollit të një veture është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore me 15 diabolla. Edhe në këtë rast, i dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

Exit mobile version