Të rinjtë rreth Evropës po largohen nga puna – dhe kjo është një prej barrierave më të mëdha për të adresuar mungesën e aftësive për kompanitë, thuhet në raportin e ri.
Sipas të dhënave të reja, 60% e menaxherëve të talentëve thonë se trendi i të rinjve që po largohen nga puna dhe vështirësitë e punëdhënësve në gjetjen e punëtorëve të ri me aftësitë e duhura, nënkupton se ata nuk po arrijnë të plotësojnë boshllëqet.
Pandemia dhe paqëndrueshmëria e mëvonshme ekonomike, e cila ka rezultuar me nivele rekord të inflacionit që ende nuk janë ulur në pjesën më të madhe të Evropës, sollën ashtuquajturat “Dorëheqja e Madhe” dhe “Dorëheqja e qetë”.
Anketa e realizuar me mijëra menaxherë të talentëve, profesionistë, zhvillues e punëtorë rreth kompanive të ndryshme sikurse në Britani të Madhe, Francë, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vënë në pah vështirësitë që kanë sjellë këto te kompanitë./UBTNews/