Të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të kryeqytetit. Ekipet e zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë e Kosovës janë duke i sanuar të gjitha dëmet.
Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të kenë durim deri në sanimin e të gjitha dëmeve.
“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar. Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.