UBT News

Të premten takimi i Abdixhikut me Osmanin e Kurtin

Të premten do të mbahet takimi mes kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, rreth konstituimit të institucioneve.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i LDK-së, teksa njoftoi se takimi do të mbahet në orën 14:30.

“Takimin e radhës e kemi të konfirmuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe liderin e VV-së, Albin Kurti, për këtë të premte në orën 14:30”, deklaroi ai pas homazheve në Prekaz.

Kurse sa i përket përzgjedhjes së presidentit, Abdixhiku theksoi se nga ky tempull po përçojnë mesazhin se do të punojnë për interesin e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version