UBT News

Të premten seancë, Hoti në interpelancë për Ujmanin

Kuvendi i Kosovës të premten më 18 dhjetor do të mbajë seancën e radhës, ku do të jetë edhe interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti, lidhur me liqenin e Ujmanit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se interpelanca e kryeministrit Hoti e iniciuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, do të mbahet në orën 11:00. Para saj ajo tha se do të ketë një seancë për pikat e mbetura, ku janë rreth 50.

Nagavci ka thënë se në këtë seancë pritet të diskutohet edhe çështja e shkarkimit të bordit të RTK-së.

Exit mobile version