Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar mundësinë e ftesës në interpelancë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, lidhur me 100-ditëshin e qeverisjes së tij.
“Javën e kaluar i jemi drejtuar kryeministrit për ta ftuar për raportim për 100-ditëshin. Kishim dakordim të kryesisë, meqë nuk kemi marrë konfirmim për datë nga zyra e kryeministrit, që të shikojmë nëse 9 tetori, e premte, do jetë e përshtatshme për seancë të veçantë ku kryeministri do të raportojë vetëm për 100-ditëshin e qeverisjes së tij”, tha kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.