UBT ka përfunduar të gjitha përgatitjet për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që do të fillojë punimet këtë të premte, më 30 tetor, me fillim nga ora 16:00, që këtë vit shkaku i pandemisë COVID-19, do të mbahet online.
Këtë vit, është edicioni i 9-të që UBT organizon këtë konferencë, e cila do të mbledhë rreth 900 hulumtues shkencorë, e 550 punime në 24 fusha të ndryshme të studimit shkencor.
Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 24 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:
- Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit;
- Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
- Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë;
- Inxhinieri e Energjisë Efiçiente;
- Sisteme të Informacionit dhe Siguri;
- Arkitekturë – Planifikim Hapësinor;
- Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient;
- Juridik;
- Shkenca Politike;
- Gazetari, Media dhe Komunikim;
- Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji;
- Shkenca Farmaceutike dhe Natyrore;
- Dizajn;
- Psikologji;
- Edukim dhe Zhvillim;
- Modë;
- Muzikë;
- Art dhe Media Digjitale;
- Stomatologji;
- Mjekësi e Aplikuar.
Për më shumë detaje rreth konferencës, klikoni në https://conferences.ubt-uni.net.