Kujtesa dobësohet me kalimin e kohës, por një faktor i rëndësishëm që kontribuon në ngadalësimin e kësaj humbjeje është konsumi i ushqimeve të caktuara.
Cilat ushqime duhet të preferoni për një tru më të shëndetshëm?
Proteinat, vaji i ullirit, peshku, arrat, kufizimi i natriumit e yndyrnave të pangopura janë të rëndësishme. Ushqimet e para në të cilat duhet të përqendroheni janë peshqit yndyrorë, si, p.sh skumbri. Nëse i konsumoni dy herë në javë, do të mbështesni jo vetëm shëndetin e trurit.
Pastaj janë salmoni ose sardelet. Peshqit e yndyrshëm përmbajnë acide yndyrore omega-3. Truri përdor acide yndyrore omega-3 për të ndërtuar qelizat e trurit dhe nervat. Këto yndyrna janë të rëndësishme për të mësuarit dhe kujtesën. Peshku është burim i shkëlqyer i tyre.
Manaferrat
Ato mund t’i merrni të freskëta ose të ngrira. Ato përmbajnë antocianina, përbërës bimorë me efekte anti-inflamatore dhe antioksiduese. Antioksidantët në boronica grumbullohen në tru, përmirësojnë komunikimin midis qelizave të trurit.
Antioksidant nga India
Shafrani i Indisë është erëz me një ngjyrë të verdhë të bukur. Shafrani indian mund t’i shtohet orizit, supave dhe salcave. Përbërësi kryesor i shafranit të Indisë është kurkumina. Ai ka aftësi të mrekullueshme: Mund të kalojë barrierën hemato-tru dhe të hyjë në tru.
Është antioksidant i fuqishëm. I bën mirë kujtesës tek ata që vuajnë nga Alzheimeri, lehtëson depresionin duke rritur nivelet e serotoninës dhe dopaminës dhe ndihmon në rritjen e qelizave të reja të trurit. Kjo erëz e zakonshme përbëhet vetëm nga 3-6% kurkuminë.
Brokoli
Kënaqë trurin me përmbajtjen e lartë të vitaminës K. Një filxhan përmban më shumë se i gjithë marrja e rekomanduar ditore. Vitamina K është e tretshme në yndyrë. Trupi ka nevojë për të për të prodhuar sfingolipide, që janë zbuluar në ekstraktet e trurit. Përveç kësaj, brokoli përmban sulforafan. Efekti i tij anti-inflamator mbron trurin nga dëmtimi.
Fara kundër demencës
Farat e kungullit janë të lira, mund t’i hani gjatë ditës ose t’i shtoni në sallatë a t’i spërkatni në supë. Ato janë burim zinku, mungesa e të cilit është lidhur me depresionin dhe sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit. Ato përmbajnë bakër, i cili ndihmon në kontrollin e sinjaleve nervore, hekur, mungesa e të cilit është lidhur me “mjegullën e trurit” dhe dëmton funksionin e trurit dhe magnez, i cili është i rëndësishëm për të mësuarit dhe kujtesën.
Ushqime të shëndetshme
Çokollata e zezë përmban përbërës si flavonoidet që mbështesin funksionin e trurit, ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe ngadalësojnë rënien njohëse. Gjithashtu përmirëson humorin dhe gjendjen e mikrobiomës së zorrëve. /A.Z/UBT News/