UBT News

Të paktën tre të vrarë në sulmet e dyshuara kurde në kufirin Turqi-Siri

Zyrtarët turq thonë se të paktën tre persona janë vrarë pasi sulmet e dyshuara me raketa kurde goditën qytetin kufitar Karkamis.

Raportohet se raketat goditën një shkollë dhe dy shtëpi në provincën Gaziantep, duke plagosur të paktën edhe dhjetë të tjerë.

Guvernatori i provincës, Davut Gül pohoi se “pesë raketa u hodhën” nga militantët e dyshuar kurdë në Sirinë fqinje.

Një kamion pranë një porte kufitare turko-sirian u dëmtua gjithashtu si pasojë e gjuajtjes me raketa, sipas agjencisë shtetërore Anadolu.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se një ushtar dhe shtatë zyrtarë policie u plagosën gjithashtu gjatë natës si pasojë e bombardimeve pranë Kilisit./UBTNews/

Exit mobile version