Shkuarja në terapi nuk është një temë për të cilën shumë njerëz mund të flasin rehat. Duhet punuar ende për të normalizuar kujdesin e shëndetit mendor. Menaxhimi i krizave ose sëmundjeve mendore është vetëm një pjesë e psikoterapisë. I gjithë procesi ka të bëjë me pranimin se ndonjëherë kemi nevojë për ndihmë për t’u bërë versioni më i mirë i vetes dhe për të jetuar një jetë më të lumtur.
Nëse nuk keni provuar ende të punoni me një terapist, mund të zbuloni se mund t’jua përmirësojë jetën në dimensione që s’e kishit menduar. Ja pse duhet ta provoni terapinë me një psikolog, të paktën njëherë në jetë:
1. Këshilla të paanshme
Nëse tashmë flisni me miqtë ose familjen për problemet në jetën tuaj dhe merrni këshilla prej tyre, kjo është e mrekullueshme! Është e shëndetshme të kesh një grup njerëzish të dashur për t’u shfryrë, por ata mund të mos japin këshillat më të mira. Për të siguruar që ju mund t’i besoni asaj që dikush ju thotë për një situatë, flisni me një terapist, i cili është emocionalisht i larguar nga situata.
2. Zbulimi i problemeve/shqetësimeve të fshehura, të pazgjidhura
Ndonjëherë mund të ndiheni sikur jeni të vetëdijshëm për gjithçka në jetën tuaj. Por, po sikur të mos jeni? Një terapist mund të ndihmojë në diagnostikimin e problemeve të rëndësishme ose rrënjëve të këtyre problemeve, të tilla si ankthi, ankthi social etj. Ju ndoshta mund ta vazhdoni jetën edhe më këto, por imagjino sikur të mos ishin? Kjo mundësi ekziston.
3. Rriteni si person
Biseda me dikë që është trajnuar për t’i ndihmuar njerëzit të mendojnë në situata të vështira mund të ndihmojë edhe në fusha të tjera të jetës. Meqenëse terapia ka për qëllim të rrisë të gjitha aspektet e mirëqenies, terapistët u mësojnë klientëve aftësi për komunikim efektiv, menaxhim të emocioneve, zgjidhjen e problemeve dhe analizimin e skenarëve të ndërlikuar. Këto aftësi përfundimisht do t’ju ndihmojnë të rriteni si person dhe të arrini qëllimet profesionale dhe personale.
4. Në paqe me mendjen
Edhe nëse nuk mendoni se asgjë në jetën tuaj ka shkuar keq, biseda me një profesionist mund të ndihmojë në përgatitjen për stresorët e ardhshëm. Do të mësoni se si të gjeni qetësinë tuaj të brendshme gjatë kohës kur stresi ju rrethon. Terapia gjithashtu mund t’ju japë aftësi për të ndihmuar miqtë që nuk dinë çfarë të bëjnë kur përballen me sfida të vështira.
Herën tjetër kur të dëgjoni se dikush ka filluar terapinë, ndihmojini ata të festojnë vendimin e tyre dhe inkurajojini kur të fillojnë procesin terapeutik. Mendoni edhe për fillimin e disa seancave vetë. Asnjëherë nuk e dini se çfarë ndihme mund të mërrni dhe çfarë mund të mësoni në rrugën drejt të qenit “versioni më i mirë dhe më i pastër i vetes”.
Burimi: Talk Space