Një raketë ruse ka goditur pjesën qendrore të qytetit Kramatorsk, duke lënë të paktën një person të vdekur, sipas zyrtarëve në rajonin Donetsk të Ukrainës.
“Aktualisht ne e dimë se një civil ka vdekur. Zjarri shpërtheu në bllokun rezidencial që ishte epiqendra e sulmit”, deklaroi Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk.
Kryetari i bashkisë së Kramatorskut, Oleksandr Honcharenko konfirmoi se ka viktima.
Videoja që qarkullon në rrjete sociale nga vendi i ngjarjes tregon zjarrin që shpërtheu nga një bllok apartamentesh pesëkatëshe dhe aty shihet një trup i mbuluar me një batanije./UBTNews/