UBT News

Të paktën dy të vdekur si pasojë e të shtënave në Paris

Dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e të shtënave në qendër të Parisit të premten, sipas policisë dhe zyrës së prokurorit.

Incidenti ndodhi në rue d’Enghien, që ndodhet midis Saint-Denis dhe Montmartre në lagjen e 10-të të kryeqytetit francez.

Policia e Parisit njoftoi se një person u arrestua në lidhje me rastin dhe u kërkoi banorëve që të shmangin zonën dhe të lejojnë ndërhyrjen e shërbimeve./UBTNews/

Exit mobile version