Të paktën 90 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve të shumta izraelite në Gaza gjatë natës.
Të paktën 51 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një inkursioni izraelit në Khan Younis gjatë natës, njoftoi të mërkurën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
“Një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë”, njoftoi ministria, duke shtuar se “ekuipazhet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk mund t’i arrijnë ata”.
Një anëtar i Mbrojtjes Civile të Gazës tha se sulmet izraelite filluan të martën në një zonë “ku qindra njerëz të zhvendosur po strehoheshin” dhe ekipet po përballeshin me vështirësi në misionet e rikuperimit për shkak të mungesës së pajisjeve./UBTNews/