UBT News

Të paktën 60 palestinezë të arrestuar në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë arrestuar 60 palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, tha Komisioni për Çështjet e të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinez.

Shumica e arrestimeve u zhvilluan në Betlehem, Hebron dhe Nablus, ndërsa disa në Salfit, Jenin, Tulkarm, Ramallah dhe Jerusalem, tha ai.

“Arrestimet shoqërohen me tortura dhe sulme abuzive kundër të burgosurve dhe familjeve të tyre, si dhe politikën e ndëshkimit kolektiv, shkatërrimin e pronës”, thanë ata, duke shtuar se 1,740 raste arrestimesh janë regjistruar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori./UBTNews/

Exit mobile version