UBT News

Të paktën 50 njerëz u vranë në protestat në Çad, OKB-ja kërkon hetim

Përleshjet vdekjeprurëse midis policisë dhe protestueve që dolën rrugëve kundër pushtetit të ushtrisë shpërthyen të enjten në Çad, duke lënë të vdekur të paktën 50 persona, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë. Kombet e Bashkuara dënuan përdorimin e forcës kundër protestuesve dhe kërkuan nisjen e hetimeve.

Qindra protestues dolën në kryeqytetin N’Djamena dhe gjetkë për të shënuar datën kur ushtria fillimisht premtoi dorëzimin e pushtetit – një periudhë që është zgjatur edhe për dy vjet të tjera.

Kryeministri Saleh Kebzabo tha në një konferencë për media se të paktën 50 njerëz janë vrarë në këto protesta dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur./UBTNews/

Exit mobile version