Një në pesë palestinezë në Gaza përballen me nivel të lartë të kequshqyerjes, njofton Integrated Food Security Phase Classification (IPC).
Sipas raportit të fundit të IPC-së, më shumë se një në pesë familje kalojnë ditë të tëra pa ngrënë.
“Hapësira humanitare në Gaza po vazhdon të zvogëlohet dhe aftësia për të ofruar ndihmë të sigurt për popullsinë po pakësohet. Trajektorja e fundit është negative dhe shumë e paqëndrueshme”, thuhet në përditësimin e IPC-së./UBTNews/