UBT News

Të paktën 35 të vdekur si pasojë e shpërthimit në një pikë karburanti në Dagestan

Të paktën 35 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit në një pikë karburanti në jug të Rusisë.

Shpërthimi ndodhi në kryeqytetin rajonal të Dagestanit, Makhachkala, në brigjet e Detit Kaspik, në orën 21:40 me kohë lokale (18:40 GMT) të hënën.

Presidenti rus, Vladimir Putin shprehu ngushëllime pas shpërthimit vdekjeprurës.

Kreu rajonal, Sergei Melikov njoftoi se në rrethin Kumtorkalinsky në Dagestan u shpall gjendje e jashtëzakonshme./UBTNews/

Exit mobile version