Të paktën 34 persona kanë vdekur pasi konsumuan alkool toksik në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, thanë zyrtarët.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kallakuruchi ku disa banorë janë sëmurë pasi kanë konsumuar pije alkoolike mbrëmjen e së martës.
Të paktën 80 persona po trajtohen në spitale për sëmundje të tilla si diarreja e tepërt dhe zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.
Deri më tani janë arrestuar dy persona dhe po vijon një hetim më i gjerë.
Autoritetet kanë pezulluar gjithashtu një zyrtar të lartë të policisë dhe dhjetë anëtarë të krahut të zbatimit të ndalimit të shtetit, për neglizhencë.
Alkooli, i prodhuar në mënyrë jo legale, shkakton vdekjen e dhjetërave njerëzve në Indi çdo vit.
Në këtë alkool shpesh shtohet metanol – një formë shumë toksike e alkoolit që ndonjëherë përdoret si një antifriz – për të rritur ndikimin e tij.
Nëse gëlltitet edhe në sasi të vogla, metanoli mund të shkaktojë verbëri, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.
Ata që konsumuan alkool përjetuan simptoma si marramendje, dhimbje koke, të vjella, të përziera, dhimbje stomaku dhe acarim të syve dhe u dërguan në spital./BBC/