Më shumë se 30 emigrantë mund të jenë mbytur pasi varka e tyre u mbyt në Oqeanin Atlantik pranë Ishujve Kanarie, kanë thënë dy organizata bamirëse.
Walking Borders dhe Alarm Phone thanë se varka mbante rreth 60 persona.
Autoritetet spanjolle thanë se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat e një të mituri dhe një burri dhe shpëtuan 24 persona të tjerë – por nuk e dinin se sa njerëz ishin në bord.
Anija u mbyt rreth 100 milje në jug-lindje të Gran Canaria të mërkurën./UBTNews/