50 deri në 60 persona të tjerë u plagosën, sipas burimeve të shumta të zbatimit të ligjit.
Robert Card, 40 vjeç, nga Bowdoin, është një person me interes dhe konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm, tha Komisioneri i Departamentit të Sigurisë Publike në Maine, Mike Sauschuck.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Maine i thonë CNN se Card është një instruktor i certifikuar i armëve të zjarrit dhe një anëtar i Rezervës së Ushtrisë Amerikane. Card kishte bërë së fundmi kërcënime për të kryer të shtëna në një strukturë të Gardës Kombëtare në Saco, Maine, dhe gjithashtu raportoi probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë dëgjimin e zërave, thanë zyrtarët, shkruan CNN.
Gjatë një konference shtypi të mërkurën mbrëma, Sauschuck nuk pranoi të jepte informacione të mëtejshme rreth Card.
Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 19:00, tha Sauschuck.