Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv, ka njoftuar kryebashkiaku i qytetit.
Megjithatë, guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkivit, Oleh Synegubov tha se të gjitha sulmet ruse “janë zmbrapsur” dhe pozicionet janë mbajtur, pavarësisht bombardimeve të rënda të Kharkivit të martën dhe gjatë natës.
Guvernatori tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”, raporton BBC.
Mësohet se trupat ruse hynë në pjesët verilindore dhe veriore të qytetit, ndërsa Kharkiv u godit nga aeroplanët reaktiv.