UBT News

Të paktën 18 civilë kanë vdekur në dy ditët e fundit të luftimeve në Ukrainë

Më shumë se 18 civilë kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur, në dy ditët e fundit mes luftimeve në Ukrainë, sipas zyrtarëve lokalë.

Në Donetsk u raportuan 10 të vdekur dhe 25 të plagosur, tha guvernatori ushtarak i provincës, Pavlo Kyrylenko

Ndërkohë, dy të vdekur u raportuan në qytetin lindor të Kharkiv në një sulm që la tetë të vdekur. Dhe, në Mykolayiv pesë persona vdiqën dhe shtatë u plagosën kur një stacion autobusi u vu nën zjarr.

Në zonat e kontrolluara nga separatistët pro-rusë, zyrtarët raportuan një të vdekur dhe 28 të plagosur. /UBTNews/

Exit mobile version