Të paktën 15,000 njerëz, përfshirë civilë, janë zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i luftës në shkurt, tha një zyrtar ukrainas.
Rusia ka konfirmuar se është duke mbajtur 3000 ushtarë ukrainas, tha për agjencinë e lajmeve Bloomberg, Avokati i Popullit ushtarak ukrainas, Alyona Verbitskaya.
Komunikimi me zyrtarët rusë për çështjen e robërve të luftës ka qenë “shumë i dobët”, shtoi ajo./UBTNews/