Të paktën 11 njerëz vdiqën për shkak të valës së të nxehtit në një ceremoni të ndjekur nga mijëra njerëz në një kompleks të hapur nga autoritetet në shtetin perëndimor indian të Maharashtra-s, sipas burimeve zyrtare.
Ceremonia, ku morën pjesë figura të larta politike, u mbajt në ajër të hapur ku mungonin hapësirat me hije në një ditë ku temperaturat mbërrinin 38 gradë Celsius.
Autoritetet meteorologjike në Indi kanë parashikuar temperatura mbi mesataren për tre muajt e ardhshëm, me temperatura që kalojnë 40 gradë Celsius në disa pjesë./UBTNews/