Si pasojë e shpërthimit të një rezervuari gazi, të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur në Irakun verior dhe një shtëpi është shembur.
Shpërthimi në Sulaimaniyah ndodhi të enjten mbrëma dhe la të paktën 11 të vdekur dhe 13 të plagosur. Këtë e konfirmoi për AFP shefi i reagimit emergjent të qytetit, Saman Nader. Fajin për shpërthimin ai ia la një rrjedhjeje gazi nga një rezervuar.
Pjesa më e madhe e infrastrukturës së Irakut të shkatërruar nga lufta është e rrënuar dhe tragjeditë janë të zakonshme. Vendi po përballet edhe me moszbatim të standardeve të sigurisë, veçanërisht në sektorët e transportit dhe ndërtimit.
Nader tha se katër persona ende nuk janë nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë trekatëshe të shembur, në qytetin e dytë më të madh të rajonit autonom të Kurdistanit të Irakut./UBTNews/