Kompania e veshjeve sportive, Adidas, thotë se është ende në proces të tërheqjes së dyqaneve të saj nga Rusia, tha kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Bjorn Gulden.
Gulden u tha gazetarëve: “Ne kemi rreth 100 dyqane që nuk janë funksionale dhe sigurisht ato janë ofruar në treg”.
“Nuk ka asnjë afat kohor për këtë, por tani ne po paguajmë qiranë, kështu që sa më herët të ndodhë aq më mirë”, deklaroi ai tutje.
Gjatë muajit tetor, Adidas vendosi të ndalojë përgjithmonë veprimtarinë në Rusi, pasi mbylli të gjitha dyqanet e saj dhe pezulloi shitjet në internet në mars të vitit të kaluar pas pushtimit të Ukrainës./UBTNews/