Zjarret në Los Anxhelos kanë vrarë të paktën 10 persona, derisa sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta mund të nxisin më tej flakët.
Sherifi i kontesë së Los Anxhelosit, Robert Luna thotë se nuk ka qenë e sigurt për të arritur në shumë zona të goditura rëndë dhe numri i të vdekurve “do të ndryshojë absolutisht”.
Ndërkohë, një burrë është arrestuar me dyshimin se ndezi zjarrin e fundit Kenneth, i cili shpërtheu në kufirin e qarqeve të Los Angeles dhe Ventura të enjten.
Hetuesit e zjarrvënieve po kërkojnë fillimin e një zjarri tjetër, në Palisades, i cili ka shkatërruar më shumë se 5,300 struktura.