Të paktën 10 emigrantë kubanë u vranë dhe 25 u plagosën të dielën kur një kamion mallrash që i transportonte u përmbys në Meksikën jugore, njoftuan zyrtarët lokalë, aksidenti më i fundit fatal që përfshin emigrantë të destinuar për në SHBA.
Aksidenti ndodhi në shtetin jugor Chiapas, pranë kufirit me Guatemalën, thuhet në raport.
Një burim në zyrën e prokurorit, i cili foli në bazë të anonimitetit, i tha AFP se viktimat ishin me sa duket nga Kuba dhe të gjitha ishin gra, duke përfshirë një të mitur./UBTNews/