UBT News

Të moshuarit ndihen më pak të vetmuar me asistentin zanor

Asistentët zanorë po përdoren gjithnjë e më shumë në familjet italiane, sidomos në kategorinë e të moshuarve.

Lehtësia e tyre e përdorimit dhe kontakti me zë kanë thjeshtuar integrimin e tyre në jetën e përditshme, duke përmirësuar gjithashtu qasjen e të moshuarve me teknologjitë e reja.

Qendra Kërkimore e Universitetit Katolik, EngageMinds HUB, në bashkëpunim me ”DataWizard” dhe me kontributin pa kushte të ”Amazon”, intervistoi 60 italianë, mes 65-80, burra dhe gra, për të kuptuar shkallën e tyre të pranimit dhe përdorimit të një pajisje me ”Alexa” në bord, e cila ndan pjesën më të madhe të tregut të asistentëve zanorë me ”Google Assistant” dhe ”Siri”.

Të paktën 62% e të moshuarve thanë se ndiheshin më pak të vetmuar kur “flisnin” me inteligjencën artificiale dhe 98% shprehën një gatishmëri më të madhe për të komunikuar me njerëz të tjerë duke përdorur teknologji të reja.

Rreth 75% theksuan, në fund të eksperimentit, se panë rritjen e gjendjes së tyre të mirëqenies shpirtërore me përdorimin e ”Alexa”.

“Këto janë aspekte me interes të madh”, shpjegoi profesoresha Guendalina Graffigna, profesoreshë e Shëndetit dhe Psikologjisë së Konsumatorit në Universitetin Katolik të Milanos-Kremones dhe drejtore e EngageMinds HUB.

“Vetëm mendoni se si pandemia Covid-19 ka përshpejtuar, kur nuk është imponuar, një ndryshim paradigme në marrëdhëniet familjare përmes përdorimit të lidhjeve në distancë, por edhe në digjitalizimin në rritje të administratës publike”, theksoi ajo.

“Duke parë që Alexa mund të jetë një ndihmë konkrete për popullatën e moshuar, ulja e ndjenjës së tyre të vetmisë është një nxitje shtesë për të bërë më mirë”, thotë Gianmaria Visconti, menaxher i ”Alexa Country” në Itali.

Exit mobile version