UBT News

Të miturit kanosin zyrtarët policorë në Gjilan

Dy të mitur kanë sulmuar fizikisht dhe kanë fyer disa zyrtarë policorë në Gjilan dhe më pas janë arratisur.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, të njëjtit duke kundërshtuar mbylljen e marketit, kanë filluar t’i fyejnë policët, duke i kanosur edhe me vrasje.

“Të dyshuarit kishin ikur nga ai lokacion, por gjatë ikjes kishin gjuajtur me gurë në drejtim të policëve dhe të njëjtit gjenden në arrati. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version