Kuvendi i Kosovës të mërkurën do të vazhdojë punimet e seancave të papërfunduara.
Kuvendi i Kosovës përmes një postimi ka njoftuar se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare ka vendosur që Kuvendi të vahzdojë punimet të mërkurën.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, nuk u mbajt në mungesë të kuorumit. Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare vendosi që Kuvendi të vazhdojë punimet të mërkurën, më 24 maj 2023, në orën 13:00, me pikat e papërfunduara në seancat e kaluara”, thuhet në njoftim.