Dy persona kanë raportuar në Polici se një person i maskuar ka tentuar t’i grabisë në vendin e tyre të punës në Rahovec.
Sipas raportimit, i dyshuari i ka kërcënuar me armë, ndërsa dy ankuesit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, me ç’rast njëri nga ankuesit është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës me gaz.
Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar./A.K/
