UBT News

Të lënduarit e aksidentit në Bullgari në gjendje stabile, pritet të lirohen deri në fund të javës

Shtatë të lënduarit nga aksidenti tragjik që ndodhi në Bullgari janë në gjendje stabile dhe deri në fund të kësaj jave pritet të lirohen nga spitali. Kështu ka bërë të ditur mjekja e kirurgjisë plastike, Maja Argirova.

Argirova tregoi se mbrëmë janë kryer dy operacione. Ndërsa sot pritet të operohen edhe dy pacientë të tjerë të cilët gjenden për kurim në spitalin “Pirogov” në Sofje, pasi u lënduan në aksidentin që ndodhi në orët e hershme të ditës së djeshme.

“Gjashtë pacientë janë në kirurgjinë plastike, një në traumatologji. Të gjithë pacientë janë në gjendje stabile, u janë dhënë ndihmë psikologjike dhe dje kanë pasur intervenime të suksesshme”, tha Argirova, transmeton AlsatM.

Në aksidentin tragjik që ndodhi të martën në Bullgari humbën jetë 45 qytetarë. 

Exit mobile version