Më 9 nëntor do të mbahet seanca e parë e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë. Sipas njoftimit të zyrës së Dhomave të Specializuara, seanca do të mbahet në orën 15:00.
“Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë”, thuhet në njoftim./UBTNews