UBT News

Të hënën, më 4 korrik 2022, UBT nis maratonën njëmujore të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”

Të hënën, më 4 korrik, duke filluar nga ora 18:00, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, do të bëhet hapja zyrtare e festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”.

Në hapjen zyrtare të festivalit, i pranishëm do të jetë presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si dhe profesorë të fushave të ndryshme, studentë dhe përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Edicioni i 11-të i Global UBT Fest, sivjet do të bëjë bashkë profesionistë dhe ekspertë përmes qindra aktiviteteve të organizuara dhe mijëra pjesëmarrësve, në ngjarjen e vetme globale të dijes që organizohet në Kosovë dhe rajon.

Exit mobile version