UBT News

Të hënën Borrell iu raporton ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën, ndërkaq në agjendë do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas njoftimit, ministrat e Jashtëm do të zhvillojnë një debat për diplomacinë digjitale dhe pritet të miratojnë konkluzionet për këtë çështje.

“Së fundi, sipas çështjeve aktuale, Këshilli mund të informohet për Tunizinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin, si dhe për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version