Hamasi ka lëshuar një deklaratë duke thënë se të gjitha spitalet në Gaza kanë mbetur pa karburant.
Grupi militant po bën thirrje për një korridor të përhershëm në rajon për të shmangur një “katastrofë humanitare”.
“Rrethimi i vazhdueshëm dëmtoi kushtet humanitare dhe shkaktoi mungesa të rënda në furnizime ushqimore dhe ilaçe. Për të mos përmendur që të gjitha spitalet në Rripin e Gazës kanë mbetur pa karburant”, tha ai.
Hamasi kritikoi sasinë e kufizuar të ndihmave të lejuara në Gaza dhe u bëri thirrje vendeve myslimane, si dhe Kombeve të Bashkuara, të “intensifikojnë përpjekjet” për të hapur një korridor humanitar.
“Rripi i Gazës nuk i është nënshtruar asgjë tjetër veç gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, të cilat nëse vazhdojnë, do të jenë një turp absolut për njerëzimin”, thuhet në deklaratë./UBTNews/