UBT News

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme

Ministria e Infrastrukturës njofton se po vazhdon mirëmbajtja e të gjitha rrugëve dhe autoudhëve.

Sipas njoftimit të MI-së, në rajonin Prishtina 1 dhe 2, të gjitha rrugët e mirëmbajtura nga MI janë të lira për qarkullim, por shkaku i mjegullës së dendur dhe temperaturave nën zero (-0), është aplikuar hedhja e kripës dhe e rërës në rrugët N9 Prishtinë-Mutidovë (segmenti Keqekoll-Mutidovë), N25 QMI-Carralevë (segmenti Shtime-Carralevë) dhe R102 Komoran-Carralevë (segmenti Pjetershticë-Carralevë).

“Edhe rrugët në rajonin e Pejës, që të gjitha janë të kalueshme, duke cekur punimet në sanimin e deformimit në kilometrin e 12-të të rrugës N9 Pejë-Kuçishtë-Bogë. Infrastruktura rrugore e rajonit të Gjilanit është poashtu krejtësisht e lirë për qarkullim, përfshirë pastrimit permanent të disa pjesëve të rrugëve, në ta cilat ka erodime të dheut dhe gurëve. Krejtësisht të lira për qarkullim dhe pa ndonjë intervenim shtesë, janë edhe rrugët në rajonin e Ferizajt”, thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Bëhet e ditur se rrugët e rajonit të Gjakovës gjithashtu po mirëmbahen sipas parametrave normale, pa u penguar qarkullimi i lirë i automjeteve.

 “Në drejtimin Prizren-Carralevë të rajonit të Prizreit po intervenohet me kripë. Përndryshe, të gjitha rrugët në këtë rajon janë të lira për qarkullim. Ekipet e mirëmbajtjes dimërore të rrugëve po vazhdojnë aktivitetet e tyre edhe në autoudhët e Kosovës. Në autoudhën A7 Morinë-Gjurgjicë, drejtimi Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë. po aplikohet shpërndarja e kripës, për të parandaluar çfarëdo lloj pengese e cila mund të shkaktohet si pasojë e mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0)”, njofton Ministria e Infrastrukturës./UBTNews

Exit mobile version