Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, pavarësisht ndryshimeve atmosferike.
MI-ja thekson se të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës janë krejtësisht të lira për qarkullim. Po ashtu bëhet e ditur se pavarësisht reshjeve të shiut dhe borës në viset malore të rajonit të Pejës, të gjitha rrugët në këtë zonë janë të lira për qarkullim.
“Krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët në rajonin e Ferizajt. Po ashtu, edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Gjilanit është krejtësisht e lirë për qarkullim. Zhvillim normal i komunkacionit rrugor po zhvillohet edhe në rajonin e Gjakovës. Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë, Dragash-Brod dhe Tyrbe-Zaplluzhë të rajonit të Prizrenit, është intervenuar me shpërdarje të kripës. Komunikacioni është duke u zhvilluar normal në këtë rajon dhe siguria mbetet stabile”, thuhet në njoftim.
MI-ja njofton se në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese. Përndryshe, të gjitha autoudhët në territorin e Kosovës janë krejtësisht të qarkullueshme.
“Ministria e Infrastrukturs bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohsisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirësive eventuale”, thuhet në njoftim./UBTNews