Ministria e Infrastrukturës njofton se po vazhdon mirëmbajtja e autoudhëve, rrugëve nacionale dhe atyre nacionale në territorin e Republikës së Kosovës.
“Në pothuajse të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës është bërë shpërndarja e kripës, si preventivë ndaj krijimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese, shkaku i mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0). Pavrësisht kësaj, rrugët e këtij rajoni janë krejtësisht të lira për qarkullim. Rajoni i Pejës është poashtu në gjendje normale sa i përket infrastrukturës rrugore dhe zhvillimit normal të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët e rajonit të Ferizajt. Ndërkaq, sipas nevojës, po intervenohet me kripë edhe në rrugët e rajonit të Gjilanit.
“Pa ndonjë intervenim shtesë dhe krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët në rajonin e Gjakovës. Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë dhe Dragash-Brod të rajonitë të Prizrenit, është bërë shpërndarja e kripës, për të rritur sigurinë në komunikacion. Autoudhët po mirëmbahen gjithashtu. Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” dhe në autoudhën A6 Doganaj-Han i Elezit, po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese, shkaku i mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0)”, thuhet më tej në njoftim./UBTNews