Procesi i komunikimit është një nga zhvillimet më të rëndësishme në jetën e fëmijës dhe fillon që në momentin e lindjes.
Edhe pse mund të mos duket e besueshme, foshnja juaj komunikon me ju që nga dita e parë, shkruan Verywell Family.
Të qarat janë mënyra e parë përmes së cilës bebi shpreh nevojat dhe emocionet e tij. Me kalimin e kohës, prindërit mësojnë të kuptojnë se çfarë dëshiron të tregojë fëmija me lloje të ndryshme të qarash.
Përveç të qarave, foshnjat përdorin edhe mënyra të tjera për të komunikuar gjatë muajve të parë të jetës — të gjitha këto janë shenja të qarta se zhvillimi i gjuhës është në proces.
Sipas udhëzimeve të CDC-së:
Në dy muajt e parë, foshnja fillon të kthejë kokën drejt jush kur i flisni dhe të prodhojë tinguj të parë.
Rreth katër muajsh, ajo mund të bashkojë dy tinguj dhe të imitojë intonacionin tuaj.
Deri në gjashtë muaj, fillon t’ju përgjigjet me tinguj të veçantë dhe zakonisht përsos tingujt “m” dhe “b”.
Këto janë hapat e parë të zhvillimit të komunikimit – një proces i natyrshëm që fillon shumë më herët sesa mund të mendoni. /A.Z/UBT News/
